Drenica që po kalon një krizë të thellë të rezultateve ka shkarkuar trajnerin Bekim Shotani.
Humbja e sotme në shtëpi ndaj Gjilanit (2-1) nuk është kapërdirë mirë nga kryesia e Drenicës që morën këtë vendim.
“Klubi ndanë rrugët me trajnerin Bekim Shotani! Pas disfatës së sotme, ndaj SC Gjilanit në kuadër të xhiros 21-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, klubi dhe trajneri kanë vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit”.
“Falënderojmë trajnerin Bekim Shotani për punën dhe angazhimin e deri tanishëm, duke i uruar suksese në vazhdim!”, thuhet në njoftimin e klubit, shkruan telegrafi.
Drenica aktualisht është në zonën e rënies me 20 pikë.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj