Los Angeles Lakers është kthyer tek fitorja pas humbjes ndaj Oklahama City Thunder natën e mbrëmshme.
Lakers triumfuan ndaj Dallas Mavericks dy xhiro pa përfunduar sezoni i rregullt me rezultat 112-97, shkruan Arbresh.info.
Një rikthim i madh i Doncicit në “American Airines Center” pas atij shkëmbimi të famshëm me Anthony Davis.
Ish-basketbollisti i Dallasit, ishte vendimtar në fitoren e Lakers ku realizoi 45 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime. Teksa e ndihmoi edhe LeBron James me 27 pikë, shtatë kërcime e tri asistime.
Tek Dallas më i dalluari ishte Marshall me 23 pikë, tetë asistime e katër kërcime.
Pas 80 ndeshjeve, Lakers është i treti me 49 fitore e 31 humbje, kurse Dallasi mbetet i 10-ti me 38 fitore e 42 humbje dhe play-offin do ta kërkojë përmes play-in.
Ndeshjen e radhës Lakers e luajnë ndaj Houston Rockets kurse Dallasi përballet me Toronton./Arbresh.info
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...