FSHF njoftoi se ende nuk është vendosur për trajnerin e Kombëtares, por emrave më të përfolur deri më tani, pikërisht dyshesh Panucci-De Canio i shtohet edhe një tjetër.
Bëhet fjalë për Alberto Malesanin, ish-trajner i Parmës dhe Fiorentinës. 63-vjeçari, ndonëse në dukje është emër i ri, të paktën që qarkullon në media, është futur fort në garë.
Madje, SuperSport thotë se kandidatura e tij vlerësohet shumë nga ana e grupit përzgjedhës të pasuesit të Gianni De Biasit, grup që drejtohet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
E sigurt është se negociatat janë në sprintin final ku do të vendoset çdo gjë, ndërkohë që dilema e madhe se cili do të jetë timonieri i ri i Kombëtares që do të udhëheqë kuqezinjtë në ndeshjet e mbetura të eleminatoreve të Botërorit, por mbi të gjitha me misionin për të përsëritur mrekullinë e kualifikimit në një event madhor, Europianin e vitit 2020 pritet të marrë një përgjigje së shpejti, mund të jete madje edhe çështje orësh./ Top Channel/
Kurti viziton Bashkësinë Islame të Kosovës për Kurban Bajram
Kurban Bajrami, Imzot Dodë Gjergji: Çdo festë është një vetë...
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...