Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit” nga Shoqata e Tifozëve të Futbollit (FSA) për vitin 2025.
Çmimet FSA u zhvilluan në qendër të Londrës të hënën në mbrëmje. Me më shumë se 400,000 vota të hedhura, Çmimet FSA janë shfaqja më e madhe e çmimeve e udhëhequr nga tifozët në Angli dhe Uells.
IT’S ONLY BLOODY DECLAN RICE!
Huge thanks to the man himself @_DeclanRice for joining us to collect the FSA Men’s Player of the Year. As you might have guessed he’s an absolute gent.#FSAawards #PlayerOfTheYear pic.twitter.com/fGelfZfL9R
— The FSA (@WeAreTheFSA) December 1, 2025
Rice ia doli mbanë konkurrencës së fortë për t’u zgjedhur më i mirë, pasi mposhti yje tjerë si Erling Haaland (Manchester City), Antoine Semenyo (Bournemouth), Jean-Philippe Mateta (Crystal Palace), Moises Caicedo (Chelsea) dhe Ryan Gravenberch (Liverpool).
“Është një privilegj i madh të marr çmimin Lojtari i Vitit nga FSA, duke parë lojtarët me të cilët jam përballë”, ka thënë fillimisht Rice pasi fitoi çmimin.
“Të vlerësohem nga mbështetësit, të votojnë për mua që të fitoj, është vërtet, vërtet e veçantë, kështu që nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm”.
“Ekipi i meshkujve dhe ekipi i femrave, ne jemi vlerësuar në shumë mënyra të ndryshme dhe kjo është ajo ku duam të jemi, duke fituar gjëra brenda dhe jashtë fushës”, përfundoi ylli i Arsenalit.
Ndryshe, 26-vjeçari bëhet lojtari i dytë i Arsenalit që e fiton këtë çmim, pas Alexis Sanchez që e mori atë në vitin 2015.
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme