Tifozeria e Kombëtares së Kosovës, ‘Dardanët’, kanë bërë thirrje të veçantë për talentin e ri të futbollit, Leon Avdullahu, duke e ftuar të vesh fanellën dardane.
Në një postim në faqen e tyre, ‘Dardanët’ i janë drejtuar lojtarit me fjalë plot emocion.
“LEON, Kosova është vendi i gjyshit e babit tënd, ti je shqiponja që Kombin e gëzon. Veç në Kosovë nuk je i huaj”.
‘Dardanët’ kanë theksuar se nuk kanë bërë më parë thirrje të drejtpërdrejta për ndonjë futbollist, por këtë herë e shohin të domosdoshme, pasi kombëtare të tjera po e kërkojnë lojtarin që ata e konsiderojnë si “yllin e Kosovës”.
“Leon do të thotë Luan. E luani është i fortë vetëm tek kombëtarja që e përfaqëson. Këtu do të jesh gjithmonë luan, mbret. Pas teje do ta kesh gjithë tufën e Dardanëve për çdo lëvizje, edhe kur nuk do të kesh momente të mira”, shkruan mesazhi.
Në fund, thirrja e tyre është e qartë dhe e fuqishme.
“Leon, mos harro: Këtu vlen. Këtu çmohesh. Këtu do të të duan pa interes.”/rtk
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit