Kombëtarja e Shqipërisë sot do të zhvillojë ndeshjen kundër Polonisë, e cila është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur mungesën e Mesfushorit, Klaus Gjasula përshkak të infektimit me Covid-19.
Mesfushori ka pasur simptoma dhe menjëherë ka bërë testin dhe ka rezultuar pozitiv.
Në bazë të protokollit sanitar, i gjithë ekipi dhe stafi janë detyruar të bëjnë përsëri testin dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.
Gjasula do të jetë mungesa e pestë e Shqipërisë për ndeshjen e cila është shumë e rëndesishme ndaj Polonisë.
Mungesat tjera të cilët kanë qenë shumë të rëndësishëm për skuadrën e “kuq e zinjve”, do të jenë Berat Gjimshiti i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen e kaluar kundër Hungarisë,
Endi Çekiç i cili është skualifkuar përshkak të kartonëve dhe Sokol Cikalleshi i cili poashtu është infektuar me Covid-19. / arbresh.info/
? Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
— FSHF (@FSHForg) October 12, 2021
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes