Chelsea është i gatshëm të rivalizojë Manchester United në garë për mesfushorin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.
Trajneri i “Bluve”, Frank Lampard është admirues i gjermanit, derisa në verë do provojë të përforcojë skuadrën, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea para disa jave thuhet se ka arritur marrëveshje me Timo Werner, mirëpo Lampard dëshiron të transferojë edhe Havertz.

Manchester United mbetet favorit për transferimin e Havertz, i cili ka shënuar pesë gola në katër paraqitje që prej rifillimit të futbollit në Bundesligë.
Bayern Munich dhe Real Madrid gjithashtu janë duke e monitoruar situatën e 20-vjeçarit.
Por, kjo nuk e ka ndaluar Lampard që të interesohet për gjermanin dhe me largimin e Willian e Pedro, tekniku anglez beson se Havertz është i duhuri për të luajtur në “Stamford Bridge”./arbresh.info.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...