Chelsea duket se e ka harruar humbjen e turpshme që pësoi nga Manchester City, në fundjavë, në kuadër të Premierligës.
‘Blutë’ e Londrës janë kthyer për të fituar në kuadër të Ligës së Evropës, duke triumfuar ndaj Malmos.
Chelsea fitoi në udhëtim me rezultatin 1:2, duke i lehtësuar vetës gjërat për këtë fazë të garave.
Golin e parë në këtë takim e realizoi mesfushori Ross Barkley, kur po luhej minuta e 30’ e takimit.
Sulmuesi francez, Olivier Giroud u përkujdes që të dyfishonte epërsinë e anglezëve, duke shënuar në minutën e 58’.
10 minuta para fundit, vendasit arritën që të ngushtojnë epërsinë me anë të Anders Christiansen.
Kjo fitore do të kthejë motivin tek kampi i Chelsea, të cilët nuk është se kanë kaluar në formë aq të mirë javëve të fundit.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...