Brazili ka pësuar një goditje të madhe para Kampionatit Botëror për shkak se Douglas Costa dhe Renato Augusto vazhdojnë të mbesin në dyshime si pasojë e lëndimeve.
Dyshja janë lënë jashtë skuadrës për miqësoren e së dielës kundër Kroacisë që zhvillohet në Liverpool duke rritur kështu shqetësimet brenda skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Tite është tashmë mjaftë i shqetësuar rreth superyllit Neymar, sulmuesit tjetër Gabriel Jesus dhe mbrojtësit të krahut të djathë Fagner për shkak të sezoneve të tyre me probleme.
Neymar nuk pritet të jetë startues në këtë ndeshje, por pritet të luaj për herë të parë që nga lëndimi i tij në këmbë gjatë muajit shkurt.
Fagner është gjithashtu në dispozicion pasi është stërvitur këtë javë, ndërkohë që Costa nuk ka marrë pjesë në seanca stërvitore si pasoj e lëndimit në kofshë./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...