Tek Bayern Munchen duket se janë penduar që lejuan largimin e David Alabas drejt Real Madridit.
Ish-shefi ekzekutiv i barvarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, shpreh keqardhjen që mbrojtësi austriak vendosi t’i jap lamtumirën klubit të jetës së tij, duke lënë një boshllëk në skuadrën e Julian Negelsmann.
“Munon organizator i mbrojtjes. Fatëkeqësisht, ai është transferuar te Real Madrid. David Alaba ka qenë gjithmonë një njeri shumë i rëndësishëm për Bayernin, pasi ishte organizatori i mbrojtjes”, tha fillimisht Rummenigge.
“Mendoj se mungesa e David ndihet në mbrojtje. Në thelb, mendoj se të gjithë janë dakord që ky largim nuk duhet të ndodhte”.
Rummenigge, duke iu kthyer bisedimeve për rinovimin e kontratës me 28-vjeçarin deklaroi:
“Fatëkeqësisht, gjithçka u bllokua në një moment. Ose për arsye ekonomike, ose për shkak të atmosferës”.
“Mendos se ky largim nuk është kompensuar plotësisht. Bëmë gjithçka që ai të qëndronte, fatkeqësisht, bisedimet ngecën”.
David Alaba u transferua te Real Madrid gjatë kësaj vere me parametra zero, pasi i kishte skaduar kontrata me Bayern Munchen./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...