Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se Ferizaj me plot meritë ka dalë fitues në përballjen kundër ekipit të tij, ndërsa tani llapjanët do të fokusohen në Kupën e Kosovës.
Llapi ishte në epërsi ndaj Ferizajt, por në fund u mposht me rikthim në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të.
Kjo humbje ka lënë shije të hidhur të Batatina, por e ka uruar kundërshtarin për fitoren. Trajneri llapjan gjithashtu ka thënë se tani e kanë fokusin te Kupa.
“Ishte ndeshje e vështirë dhe Ferizaj e deshi më shumë fitoren. Ferizaj ka bërë maksimumin”, ka thënë fillimisht Batatina pas ndeshjes.
“Ne shënuam gol në periudhën më të mirë të mundshme, por dështuam ta ruajmë. Pësuam gol në fundin e pjesës së parë dhe më pas pësuam edhe golin e disfatës”.
“Mungesa e Ilir Krasniqit ka thënë shumë sot. Nuk kemi mundur të gjejmë zëvendësimin e Krasniqit që mungoi shkaku i suspendimit”.
“Ferizaj me meritë fitoi. Ne duhet të punojmë për ndeshjen e radhës. Llapi është i fokusuar në Kupë. Ai ka qenë fokusi jonë nga fillimi i këtij edicioni”, përfundoi trajneri llapjan. /Telegrafi/
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...