Duket se Barcelona është duke u përgatitur për largimin e Ivan Rakiticit gjatë verës, pasi tashmë e ka identifikuar zëvendësuesin e tij.
E përditshmja spanjolle AS raporton se kampioni i La Ligës është duke e përgatitur një ofertë në vlerë 110 milionë euro për mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niquez.
Klubi katalonas e sheh spanjollin 24-vjeçar si zëvendësues ideal të Ivan Rakiticit, i cili pritet të largohet në verë.
Së fundmi është raportuar se kroati është afër marrëveshjes me Interin, por Rakitic tha dje pas ndeshjes kundër Sevillës së të ardhmen e vet e sheh në Barçë.
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...
Përurohet nënstacioni policor në Orllan të Podujevës
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...