Enver Hoxhaj ka reaguar pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova.
Përmes një reagimi publik, Hoxhaj u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.
“Tragjedi e rëndë në Shëngjin, humbja e jetës së dy të rinjve nga Kosova. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai tutje ka theksuar se në këto momente të rënda, të gjithë duhet të jenë pranë familjeve që po përballen me këtë tragjedi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit, ku disa të rinj nga Kosova u morën nga dallgët gjatë kohës që po laheshin në det.
LEXO EDHE:
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosova
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...
Përurohet nënstacioni policor në Orllan të Podujevës
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...