Trajneri i përkohshëm i Italisë, Silvio Baldini, ka nisur një qasje krejtësisht të re në kombëtare, edhe pse aventura e tij në krye të “Azzurrëve” pritet të zgjasë vetëm për dy ndeshjet miqësore ndaj Luksemburgut dhe Greqisë.
Baldini, i cili zëvendësoi përkohësisht Gennaro Gattuso, ka grumbulluar kombëtaren më të re në historinë e Italisë, me një moshë mesatare prej vetëm 20 vjetësh e gjysmë.
Vetëm kapiteni Gianluigi Donnarumma ka lindur para vitit 2000, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë pjesë e brezit të ri.
Megjithatë, trajneri italian po përdor metoda tradicionale për të krijuar frymën e grupit.
Ai ka kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale gjatë grumbullimit, ndërsa lojtarët hanë mëngjes së bashku dhe qëndrojnë në dhoma dyshe ose treshe për të forcuar lidhjet mes tyre.
“Janë e ardhmja e futbollit italian. Nëse kanë arritur deri këtu, do të thotë se janë më të mirët e momentit. Dua që të kenë krenari për fanellën e Italisë, por edhe guximin për të shprehur veten pa frikë”, deklaroi Baldini.
Trajneri zbuloi gjithashtu se ishte impresionuar nga përulësia e Donnarummës dhe sulmuesit Pio Esposito gjatë grumbullimit.
“Na habiti shumë sjellja e tyre. Ata falënderuan grupin që i kishte pranuar me entuziazëm, kur në fakt duhej të ndodhte e kundërta. Nuk u ndjenë superiorë ndaj të tjerëve, por pjesë e barabartë e grupit”, tha ai.
Baldini ka punuar me skemën 4-3-3, të cilën e kishte përdorur edhe me Italinë U21, ndërsa për ndeshjen ndaj Luksemburgut pritet që Donnarumma të jetë titullar në portë. Ndërkohë, mbrojtësi Palestra nuk do të jetë në formacion për shkak të një problemi muskulor.
Pavarësisht se mandati i tij mund të jetë i shkurtër, Baldini duket i vendosur të lërë gjurmë, duke vendosur disiplinë, frymë grupi dhe besim te brezi i ri i futbollit italian./Arbresh.info
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person