Protesta kundër projektit të planifikuar në Zvërnec ka hyrë në ditën e katërt, ndërsa qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kundërshtuar zhvillimin e projektit.
Demonstruesit, të cilët e kanë pagëzuar tubimin me emrin “Revolucioni i Flamingove”, mbanin në duar flamengo kartoni, pankarta dhe flamuj, duke kërkuar ndalimin e projektit që sipas tyre rrezikon mjedisin dhe ekosistemin e zonës së Zvërnecit.
Situata u tensionua gjatë marshimit drejt Kryeministrisë, kur protestuesit arritën të çajnë kordonin metalik dhe atë policor të vendosur në afërsi të Piramidës. Më pas, ata vijuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku ngritën edhe një podium nga i cili qytetarë dhe aktivistë mbajtën fjalime.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit u ashpërsuan gjatë mbrëmjes. Policia ndërhyri për të penguar avancimin e turmës, ndërsa në përpjekje për shpërndarjen e protestuesve përdori automjete me ujë.
Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi sërish lidhur me kundërshtimet ndaj projektit në Zvërnec. Ai publikoi dy fotografi të projekteve të realizuara nga investitorë nga Katari në vende të tjera, duke lënë të kuptohet se një zhvillim i ngjashëm parashikohet edhe për zonën e Zvërnecit.
Protestuesit kanë paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim, duke kërkuar tërheqjen e projektit dhe mbrojtjen e zonës së konsideruar me rëndësi të veçantë natyrore dhe turistike.
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...
Rreth 90 shtetas të Serbisë dëbohen nga aeroporti i Tivatit ...