“Bad News Eagles” e fillojnë mbarë , mposhtin ekipin më të mirë turk në Belgjikë

14:00 | 9 Maj 2022

Ekipi shqiptar Bad News Eagles, e ka filluar mirë në turneun më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, pasi mposhtën ekipin turk Eternal Fire.

Super ekipi shqiptar nuk din t’i ndal rezultatet e mira, super ndeshje nga ana e tyre, në ndeshjen debutuese kundër ekipit turk Eternal Fire.

Ndeshja e cila u zhvillua në mapin ‘dust2’, mapi favorit i ekipit Eternal Fire, përfundoj në të mirë të ekipit shqiptar Bad News Eagles, të cilët pas 30 raundesh, arritën të fitojnë me rezultat të ngushtë 16:14, duke treguar edhe njëherë se janë të gatshëm të përballen me ekipet më të mira botërore.

Me këtë fitore tani ekipi shqiptar mban serinë 1:0 me ndeshje (1 fitore, 0 humbje), dhe do të ndeshet përsëri sot, me kundërshtarin i cili do të mësohet së shpejti./telegrafi

lexo edhe:

Me fanellë të “Bad News Eagles”, Kurti përcjell lojën e djemve të Kosovës në CS:GO

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara