Pierre Emeric Aubameyang është i njohur si njëri nga futbollistët më të shpejtë në futbollit evropian dhe sulmuesi i Arsenalit e ka shfaqur këtë gjë gjatë stërvitjeve duke mposhtur bashkëlojtarin e tij Lucas Perez në këtë garë.
Dyshja janë parë në një video të publikuar nga klubi në rrjete sociale duke garuar me njëri-tjetrin gjatë stërvitjeve në Singapor, ku ata duhej fillimisht të marrin një pozitë si në garat e atletikës për të finalizuar më pas një sprint të shkurtër, transmeton portali arbresh.info.

Fatkeqësisht për sulmuesin Lucas Perez, Aubameyang ishte rivali i tij dhe pavarësisht nisjes më të ngadalshme, reprezentuesi gabonez u rikthye fuqishëm duke lënë pas kundërshtarin e tij.
Lojtarët e tjerë që shihen në video janë edhe Sead Kolasinac, Rob Holding dhe lojtari i transferuar së fundmi – Matteo Guendouzi.
Ndryshe, Aubameyang posedon reputacionin si njëri nga lojtarët më të shpejtë në Premierë Ligë.
Sezonin e kaluar sulmuesi ka arritur një shpejtësi deri në 34.99 km/h duke iu bashkua 13-të lojtarëve më të shpejtë në ligë së bashku me bashkëlojtarin e tij – Hector Bellerinin./arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...