Zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës në Shqipëri do të përsëriten.
Është ky vendimi i dhënë nga Kolegji Zgjedhor pas ankimimit të bërë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, kandidati i së cilës nuk e pranoi humbjen duke bërë akuza për manipulime votash.
Në këtë mënyrë, do të duhet që Presidenti i Republikës të shpallë datën e zgjedhjeve të reja në Rrogozhinë brenda 4 javësh.
Bashkia e Rrogozhinës u fitua nga kandidati socialist Edison Memolla me diferencë të vogël votash përballë rivalit të tij Shkëlqim Hoxha.
Ky i fundit bëri akuza se rezultati u përmbys te kutia ku votonin të burgosurit e Rrogozhinës, duke pretenduar për parregullsi dhe manipulime. /tvklan.al
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe ...
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...