Në zonën e Nartës në Vlorë kanë vijuar protestat e banorëve dhe aktivistëve kundër ndërtimit të një resorti të madh turistik në një zonë të mbrojtur natyrore.
Sipas raportimeve të mediave investigative, projekti lidhet me një zhvillim të gjerë turistik në lagunën Vjosë–Nartë, ku banorët pretendojnë se po u kufizohet aksesi në tokat dhe hapësirat publike, për shkak të rrethimit të zonës dhe nisjes së punimeve, shkruan Arbresh.info.
“Banorët thonë se rrethimi i plazhit dhe ndërhyrjet në terren po i pengojnë në përdorimin e pronave dhe zonave tradicionale të peshkimit dhe jetesës,” raportohet nga mediat.
Projekti është i lidhur me investitorë ndërkombëtarë dhe struktura komplekse pronësie, përfshirë kompani offshore, ndërsa në raportime përmenden edhe lidhje me figura të biznesit ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, institucionet kanë deklaruar se lejet janë dhënë në përputhje me ligjin, ndërsa çështjet e pronësisë mbeten në shqyrtim gjyqësor.
Banorët dhe organizatat mjedisore kërkojnë pezullimin e punimeve, duke paralajmëruar dëmtim të mjedisit dhe humbje të aksesit publik në një nga zonat më të ndjeshme bregdetare të vendit./Arbresh.info/
Musliu: Kujdes qytetarë, ata që i hëngrën qershitë njëherë, ...
Lushtaku pret Limajn në Drenicë, i dhuron simbol me logon e ...
Havertz e kalon në epërsi Arsenalin
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova ...
“Po na marrin tokën!” – Banorët shpërthejnë në protestë në V...
Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat...