Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafundme, ndryshimi nuk mund të presë

20:44 | 30 Maj 2026
Q L

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të shihet si vend i krizave të vazhdueshme, por si shtet i qytetarëve që punojnë dhe meritojnë më shumë.

“Kosova nuk është vend i krizave të pafundme. Kosova është vend i njerëzve që punojnë, sakrifikojnë dhe meritojnë më shumë,” ka thënë Hamza, shkruan Arbresh.info.

Ai shtoi se qytetarëve nuk mund t’u kërkohet më durim dhe pritje, duke theksuar se ndryshimi duhet të ndodhë sa më shpejt.

“As në Lipjan e as askund tjetër, qytetarëve nuk mund t’u kërkohet më durim e pritje. Ndryshimi nuk mund të presë më. Qytetarët e kërkojnë atë tani,” u shpreh ai/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale