Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në Gjilan. Para të pranishmëve, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, kërkoi mbështetjen e qytetarëve për një rekord të ri të fitores.
Kurti u zotua për mbështetje të prodhimtarisë me 1 miliard euro, si dhe për mbështetje për nënat lehona, gratë dhe prindërit apo gjyshërit që kujdesen për fëmijët.
“Një miliard euro për prodhimtarinë. Mandati i ardhshëm është mandat i prodhimtarisë dhe dritare për investimet e diasporës, 100 milionë euro”, tha ai.
Krahas kësaj, ai u zotua edhe për investime prej 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës, duke përmendur edhe ndërtimin e fabrikës së municionit në Jahoc të Gjakovës.
“Kemi më shumë se trefishim të buxhetit, katërfishim të trajnimeve. Do ta bëjmë bashkë ekonominë me ushtrinë, ndërsa xhandarmëria do të sigurojë vijën kufitare nga trafikimi dhe kontrabanda. Do ta kemi edhe xhandarmërinë tonë dhe do ta kompletojmë infrastrukturën e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës”, tha Kurti.
Po ashtu, ai premtoi investime në arsim, strukturim të universiteteve publike, dyfishim të buxhetit për studentët dhe përmirësim të jetës për secilin qytetar.
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...
Meta po përgatit katër palë syze të reja me AI – fundi...
Putini mendon se mund të bëhet “i pavdekshëm”, investon 26 m...
E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon n...
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe ...