Kur mbeten edhe tre orë nga mbyllja e procesit zgjedhor të 11 majit.
Partia Socialiste përmes një deklarate për mediat nga selia rozë, nga zëdhënësja për zgjedhjet Silda Çepe, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
“Të dashur qytetarë sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne. Për vendin tonë., Sot ne kemi një mundësi që vjen njëherë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç‘drejtim do të ecë Shqipëria jonë. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për fëmijët, për familjet. Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj, Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj”, u shpreh Çepe./A2
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...