Real Madrid ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, edhe pse planet e klubit mund të ndikohen nga zgjedhjet presidenciale që i ka shpallur më herët Florentino Pérez. Një nga emrat që po përmendet fuqishëm për merkaton verore është ai i Enzo Fernández.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, mesfushori argjentinas do ta mirëpriste një ofertë nga klubi madrilen dhe është i hapur për një transferim në “Santiago Bernabéu”.
Raporti thotë se njerëz të afërt me lojtarin kanë zhvilluar kontakte edhe me Manchester City.
Klubi anglez po përgatitet për një epokë të re pas largimit të Pep Guardiola, ndërsa favorit për stolin e Cityt mbetet Enzo Maresca, i cili ka punuar më parë me Enzon te Chelsea dhe ka raport shumë të mirë me të.
Chelsea po kalon një periudhë të vështirë, pasi këtë sezon ndërroi tre trajnerë dhe mbeti jashtë garave evropiane për sezonin e ardhshëm.
Kjo situatë mund ta shtyjë klubin londinez të shqyrtojë shitjen e mesfushorit argjentinas.
Vetë Enzo Fernández kishte deklaruar muaj më parë se do të dëshironte të jetonte në Spanjë.
“Më pëlqen shumë Madridi, më kujton Buenos Airesin. Do të jetoja në Madrid”, kishte thënë ai në një intervistë.
Fernández iu bashkua Chelseat pas Kupës së Botës 2022, kur londinezët paguan rreth 121 milionë euro te Benfica. Anglezët nuk duan të humbin financiarisht nga një shitje e mundshme, sidomos pasi lojtari ka kontratë deri në vitin 2032.
Sipas “Transfermarkt”, vlera aktuale e kartonit të tij është rreth 90 milionë euro. Përveç Real Madridit dhe Manchester Cityt, interes për argjentinasin ka shfaqur edhe Paris Saint-Germain./Arbresh.info
Derivatet në Kosovë: Nafta 1.59 €, benzina 1.53 €
Imami shqiptar uron besimtarët për Kurban Bajramin: Më shumë...
Hoti ngre alarmin për rritjen e kostove të prodhimit në Koso...
Inter Miami jep detaje nga lëndimi i Lionel Messit
Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet nj...
Maresca pasues i Guardiolës, zbulohen detajet e kontratës