Në Lubizhdë të Hasit të Prizrenit është arrestuar një person i dyshuar për përdorim të armës së zjarrit gjatë një ahengu familjar.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 23:20, kur i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë gjatë festës.
Njësitë policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një pistoletë me gaz, 28 fishekë dhe 8 gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Lubizhdë e Hasit, Prizren / 25.05.2026 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë një ahengu dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me gas me 28 copë fishekë dhe 8 copë gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...