Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

09:05 | 26 Maj 2026
E.K

Në Drenas është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është realizuar më 25 maj, në lidhje me një rast që kishte ndodhur më 21 maj në rrugën “Imer Alushani” në Drenas.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Imer Alushani, Drenas / 21.05.2026 – 00:40. Lidhur me rastin me datë 25.05.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info