Ishte një rrugë e gjatë, e vështirë, kemi bërë më të mirën, kishim fatin të luanim ndeshjen më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.
Nuk kishim një rezultat të mirë, edhe pse kishim një paraqitje të mirë.
Nuk kam asgjë për t’u thënë djemve, ishte ndeshje e mirë. Kështu është futbolli, kur humb duket çdo gjë gabim, por nuk është ashtu.
Me Ukrainen është ndeshje e rëndësishme, një tjetër ndeshje ndaj një ekipi të madh përfaqësues, janë të mërzitur po si ne, por duhet të luajmë 90 minuta dhe duhet ta përgatisim shumë mirë.
Presim një ndeshje të vështirë, në ekipin kombëtar luan për një shtet, rezultati është i rëndësishëm për këdo, nëse fiton është më mirë.
Padyshim dua ta mbaroj ndeshjen me fitore, do të jetë shumë e rëndësishme që të shoh disa lojtarë të rinj për 45 minuta, apo edhe 90 minuta./A2CNN
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë