Deputeti demokrat, Eduard Halimi denoncoi një sulm ndaj forumit rinor të Partisë Demokratike në Urë Vajgurore. Sipas Halimit, FRPD është përballur me një ‘bandit, punonjës të bashkisë’ gjatë kohës që shpërndarin programin ekonomik.
Për këtë rast, Halimi thotë se ka denoncuar në polici, ndërkohë që iu bën thirrje partive të dënojnë sulmin.
“Agresohet forumi rinor në Urë Vajgurore, agresorin e pret përballja fatale me ligjin.
Forumi rinor i PD në Urë Vajgurore sot është përballur me një bandit, punonjës të Bashkisë i veshur me pushtet gjatë kohës që shpërndanin planin e Lulzim Bashës.
Kallëzimi është depozituar në Policinë e Shtetit ku isha personalisht dhe pres reagimin e saj të menjëhershëm që së bashku me prokurorinë të përballin me gjithë fuqinë e ligjit, banditin agresor.
I bëj thirrje forcave politike të dënojnë ashpër aktin banditesk të agresorit dhe t’i bashkohen thirrjes ndaj organeve të ligjit për të përballur banditin me gjithë fuqinë e ligjit.” – shkruan Halimi, kandidat për një mandat tjetër deputeti në qytetin e Beratit./LAPSI.AL/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...