Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje mërgimtarëve në Greqi, që të marrin pjesë në panairin e punës që do të zhvillohet më 2 mars në Athinë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se në panair do të jenë kompani shqiptare dhe sipas tij, emigrantët shqiptarë në Athinë duhet të njihen me perspektivën për t’u kthyer në Shqipëri.
“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama./Arbresh.info
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...