Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk ka vonuar veprimet proceduriale dhe ka dekretuar Bledi Çuçin ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin ministre të Bujqësisë.
Në të njëjtën kohë, Meta e ka miratuar shkarkimin e Sandër Lleshajt nga e ministrit të Brendshëm.
Kryeministri Edi Rama e emëroi Bledi Çuçin për pozitën e ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga kjo pozitë.
Në vend të Çuçit, për minister të Bujqëesisë, ai e emëroi Milva Ekonimin.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar të Ranës erdhën pas protestave që nxiti vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv i Policisë së Shtetit. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Lleshajt e të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu, por edhe të kryeministrit Rama.
Lleshaj tha se dorëhqja e tij është akt moral dhe jo pasojë e përgjegjësisë lidhur me aktin tragjik të vrasjes së Klodian Rashës.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës