Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mirëpritur të dielën në Tiranë presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan.
Sot, në llogarinë e tij në Facebook Rama ka ndarë disa fotografi nga takimi teksa vizitën e presidentit arab e ka quajtur historike, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Rama theksoi se me presidentin kanë vendosur disa pika të reja bashkëpunimi.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një vizite historike, ardhjes për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore, ju uroj javë të mbarë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...