Mes dhimbjes dhe lotëve janë përcjellë sot për në banesën e fundit, nëna dhe dy fëmijët e saj që u gjetën të vdekur në banesë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Ostren të Bulqizës ditën e djeshme.
Nëna, Rajmonda, 45 vjeçe, vajza Rudina, 22 vjeçe dhe djali Fatjoni, 14 vjeç u gjetën pa shenja jete nga të afërmit paraditen e djeshme. Ndërkohë në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, vajza tjetër, Merita 16 vjeçe, dhe po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, një prej të afërmeve është shprehur sot për mediat se duan të zbardhet ngjarja, pasi sipas tij ekspertët kanë hedhur poshtë pretendimin e helminit nga rrjedhja e gazit.
“Asgjë nuk ka pasur. Të gjithë kanë qenë në të njëjtën dhomë. Çfarë do thotë ekspertiza, ne presim atë. Të zbardhet. Nuk ka pasur asgjë, as sobë asgjë”, ka thënë ai. I pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt , ai ka mohuar dhe ka thënë se pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave.
Tragjedia ka tronditur të afërmit, ndërsa shkaqet vijojnë të jenë enigmë./abcnews.al
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...