Aksident me fatalitet në Lushnjë, vdes 43-vjeçari

09:15 | 2 Qershor 2026
H.E

Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi ndodhi në orët e para të mëngjesit në Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të “Plasmasit”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30.

Viktima është shtetasi Ernis Xhumari, 43 vjeç, nga Karbunara e Vogël.

Drejtuesi ka përplasur automjetin e tij me “ishullin” e trafikut, duke përfunduar i përmbysur. 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.

Dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë shpejtësia e lartë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale