Presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez, ka hedhur poshtë zërat për probleme apo përçarje brenda dhomave të zhveshjes së skuadrës madrilene.
Duke folur për atmosferën në ekip, Pérez theksoi se marrëdhëniet mes lojtarëve vazhdojnë të jenë shumë të mira dhe se grupi mbetet i bashkuar, shkruan Arbresh.info.
“Dhoma e zhveshjes është e mrekullueshme. Janë të njëjtët djem që kanë qenë gjithmonë dhe të gjithë janë miq me njëri-tjetrin”, deklaroi presidenti i Real Madridit.
Ai shtoi se nuk duhet t’u jepet më shumë rëndësi se sa duhet incidenteve të vogla që mund të ndodhin gjatë stërvitjeve.
“Por nëse njëri prej tyre i shkel këmbën tjetrit gjatë stërvitjes dhe ata zemërohen, nuk duhet ta fryjmë apo ta ekzagjerojmë situatën”, u shpreh Pérez.
Ndryshe, sipas raportimeve nga Spanja ka pasur tensione midis Valverdes dhe Tchoumaneit, ku ky i fundit thuhet se e ka goditur uruguaianin.
Vetë Tchouameni në intervistat e fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
Real Madridi tash e dy sezone nuk ka fituar asnjë trofe madhor, dhe presidenti Perez ka thirrur zgjedhje të parakohshme./Arbresh.info
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...