Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nga 1 qeshori 2026 ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, duke shënuar fillimin e një reforme të shumëpritur në sistemin shëndetësor të vendit.
‘Sot po nis hapi i parë i zbatimit të këtij ligji, me fillimin e procesit për themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vitia.
Vitia ka cekur se ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe zbatimit gradual të të drejtave dhe përfitimeve që parashihen me këtë ligj.
“Vazhdojmë me punë”, shtoi Vitia./Arbresh.info
Ansu Fati finalizon transferimin e përhershëm te Monaco
Liverpool nis bisedimet me Andoni Iraola për postin e trajne...
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Jarinje për falsifikim t...
Theret me grabitet një person në Gjakovë, tre persona të dys...
Lewandowski merr ofertë të madhe nga Fenerbahçe, por gjithçk...
Shpejtësia në radar: Mbi 1600 gjoba gjatë majit në rajonin e...