Qeveria e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë me 20% akcizën e karburanteve, pak orë para mbledhjes së Bordit të Transparencës, ku pritet të rritet çmimi i naftës në treg.
Në një deklaratë për mediat, ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se akti normativ për uljen e akcizës do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës.
“Siç ka premtuar Kryeministri Rama, qeveria ndërmori sot një masë konkrete për të amortizuar efektet e prodhuara nga konflikti në Iran, duke reaguar ndaj rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në 48 orët e fundit,” tha Malaj.
Sipas aktit normativ, akciza do të ulet me 20% në rast se çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, tejkalon:
220 lekë për litër për naftën;
200 lekë për litër për benzinën.
Ministri theksoi se ulja e akcizës do të qëndrojë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës ndërkombëtare dhe shtoi:
“Jemi të angazhuar plotësisht për t’u përgjigjur me përgjegjësi çdo sfide, duke mbrojtur qytetarët shqiptarë nga efektet financiare të këtij konflikti, por edhe duke mbrojtur buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit tonë, sidomos në këtë moment kritik që po përballet bota sot.”, ka thënë ai.
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...