Pas sulmit kibernetik që çoi në mbylljen e përkohshme të platormës qeveritare e-Albania, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, shpreh nevojën urgjente të rritjes së kapaciteteve njerëzore e teknike për përballimin e këtij lloj krimi.
Gjatë nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi mesProkurorisë së Përgjithshme dhe Shoqatës Iberiko-Amerikane të Prokurorëve Publikë, Çela theksoi se digjitalizimi po përdoret me sukses nga kriminelet e të gjitha llojeve në nivel global, duke sjellë rritje të ndërveprimit mes tyre.
“Rritja eksponenciale e përdorimit të kriptomonedhave dhe rreziku që ato paraqesin përsa i përket çështjeve të sigurisë, si për shembull mundësitë që krijojnë për të lehtësuar pastrimin e parave, është një shembull i qartë i nevojës urgjente për të ripërcaktuar modelet dhe strategjitë e luftës ndaj krimit. Nuk ka kohë për të humbur. Ne jemi të detyruar t’i përshtasim strukturat dhe prioritetet tona ndaj këtyre tendencave”.
Pas sulmit kibernetik ndaj portalit e-Albania, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për veprat penale të “përgjimit të paligjshëm të të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, ndërhyrje në sistemet kompkuterike” dhe “keqpërdorim i pajisjeve”, hetim që ende nuk ka dhënë rezultat.
Sipas qëndrimeve zyrtare të qeverisë, sulmi kibernetik ishte nga jashtë vendit dhe metoda e përdorur ishte e ngjashme me një sërë sulmesh kibernetike të kohëve të fundit në domain-et qeveritare në Ukrainë, Gjermani, Holandë dhe vende të tjera në rajon./A2
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira