Vajza 12 vjeçare e cila u aksidentua ditën e djeshme në aksin Elbasan-Librazhd ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Vogëlushja 12-vjeçare K.D u aksidentua bashkë me 3 persona të tjerë ditën e djeshme duke ndërruar jetë në spital pasi gjendej në rrezik për jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Bahri Begu, 50 vjeç banues në Tiranë.
Arrestimi i tij, u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Xibrakë duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 643 SB ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Toyota” me targa IZZ8177 drejtuar nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Durrës dhe më pas është përplasur me mjetin tip “BMW” me targa AA 391 AO drejtuar nga shtetasi L.T., 32 vjeç banues në Korçë.
Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët, shtetasit:
K.D., 12 vjeçe banuese në Durrës ( vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
J.D., 5 vjeç banues në Durrës. ( djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota)
S.D., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.
S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz
Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. /albeu.com/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës