Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erjon Veliaj për kthimin e telefonit celular të sekuestruar gjatë arrestimit në zyrën e tij në bashki.
Veliaj pretendoi përmes mbrojtjes, se sekuestrimi i telefonit të tij ishte bërë në mënyrë të paligjshme.
Por gjyqtari Erjon Bani rrëzoi kërkesën e tij. Veliaj u arrestua më 10 shkurt nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Aktualisht Veliaj mbahet në paraburgim në Durrës, pas kërkesës së SPAK për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.
Në seancën e 12 shkurtit, Gjykata e Posaçme rikonfirmoi masën “arrest në burg” për Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, ndërsa disa të tjerë morën masa të tjera, përfshirë detyrim paraqitje.
/rtsh.al/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...