Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas keqtrajtimit të një shqiponje në Përmet.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka thënë se Policia e Shtetit po vijon punën në identifikimine autorit, duke rikujtuar se gjuetia dhe keqtrajtimi i kafshëve janë të paligjshme, shkuran Arbresh.info.
“Policia e Shtetit në Përmet është njoftuar sot për një rast keqtrajtimi të një Hute Mali (familja e shqiponjave ) dhe ka bërë të mundur shpëtimin, më pas dërgimin e saj tek mjeku veterinar në bashkëpunim me specialistët e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Eshtë marrë kontakt me shoqatat mjedisore për një trajtim mjekësor më të specializuar në Itali. Policia e Shtetit po vijon punën për identifikimin e autorit, duke rikujtuar se gjuetia dhe keqtrajtimi i kafshëve janë të paligjshme.”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...