Ende mbetet kritike situata e zjarrit në Krastë të Elbasanit, i cili vazhdon prej më shumë se 24 orësh.
Qindra persona po përballen me flakët, ndërsa Elbasani është zgjuar i mbuluar me re të mëdha tymi nga ajo që cilësohej mushkëria e qytetit.
Zjarrfikësit e Elbasanit, Librazhdit, Peqinit, Gramshit, Lushnjes, forcat e ushtrisë, punonjës të Bashkisë së Elbasanit dhe kompani private luftojnë me flakët prej 24 orësh.
“Kemi 24 orë që luftojmë me zjarrin. Janë djegur rreth 100 hektarë sipërfaqe, por më e rëndësishme është se zjarri është sipërfaqësor dhe janë djegur shkurret dhe bimësia e ulët”, ka deklaruar Klevis Xhoxhi, nënkryetar i Bashkisë së Elbasanit.
Ndërsa shefi i shërbimit zjarrfikës, Tajar Alla thotë se situata po shkon drejt normalizimit, por temperaturat e larta e bëjnë zonën një minë me sahat.
“Për momentin situata është nën kontroll por vatrat e zjarrit mund të riaktivizohen dhe kjo po ndodh me rritjen e temperaturave. Të kishim ndihmë nga ajri nuk do të ishte keq”, ka deklaruar Alla.
Puna më e madhe e ekipeve u përqëndrua në pjesën lindore të Krastës, ku është zonë e banuar dhe shtëpitë u rrezikuan seriozisht gjatë natës./Top Channel
![]()
Kongresi i Bashkimit të VLEN në një parti, Kurti dhe Mickosk...
Osmani reagon me video: Qytetarët folën me një zë për ‘kthim...
U bllokua nga rrëshqitja e dheut, hapet rruga Junik – Gjerav...
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin q...
Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqip...
Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...