Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi për një shqiptar të vrarë në Ukrainë i cili ishte ushtar e që jetonte atje prej kohësh.
“Përveç një informacioni të fundit për një djalë që ishte në media që ishte vrarë si person i veshur ushtar, pjesë e ushtrisë djalë shqiptar që jetonte në Ukrainë dhe ishte martuar apo bashkëjetonte me një ukrainase”.
Ndërkohë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi se ka komunikuar me pesë apo gjashtë qytetarë të tjerë që jetojnë atje që kanë kërkuar ndihmë, ku theksoi se ambasadat shqiptare janë të gatshme për t’i pritur ata.
“Ka një komunitet shumë të vogël shqiptarësh të integruar atje prej shumë vitesh dhe 11 shqiptarë në organizatën e OSBE-së që janë pjesë e planit të evakuimit. Ata janë të gjithë shëndoshë e mirë dhe do të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që pjesa tjetër kemi qenë në kontakt me 5-6 prej tyre që kanë kërkuar asistencë për të lëvizur nga Ukraina dhe u kemi sugjeruar rrugë tokësore dhe ambasadat tona janë të gatshme për t’i pritur dhe jemi në komunikim të vazhdueshme me ta”./ A2 CNN
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...