Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.
Ky është takimi i dytë i këtij formati prej se ka filluar zbatimi gradual i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete me datë 15 janar 2026, shkruan Arbresh.info.
Kurti i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë me punën e Ministrisë së Brendshme në informimin sa më të drejtë të të gjithë qytetarëve, fushatës, dhe aktiviteteve tjera të ndërmarra në këtë drejtim në mënyrë që zbatimi i plotë, i cili fillon me datën 15 mars 2026, të ketë paraprakisht informimin e drejtë, të saktë dhe të duhur për çdo të huaj ashtu që ata të jenë të njohur me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre./Arbresh.info




Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump