Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim u.d. Shefen e Operacioneve Aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Blanca Hereza.
Me këtë rast, ministri Maqedonci e njoftoi znj. Hereza me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.
“Ai nënvizoi se vazhdohet me përkushtim koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksoi se objektiv i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdojnë edhe më fuqishëm të japin kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, thuhet në njoftim/Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë