Interesimi i madh i tifozëve ka bërë që biletat për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë të shiten plotësisht. Lajmin e ka bërë të ditur tifogrupi i kombëtares, Dardanët, përmes një njoftimi drejtuar tifozëve.
Sipas Dardanëve, tashmë është përmbyllur lista e emrave të tifozëve që kanë rezervuar biletë për sfidën e 26 marsit, nga numri i biletave që u janë garantuar për tribunat mysafire, transmeton telegrafi.
Dardanët kanë bërë të ditur se nga sot nuk do të shqyrtohet më asnjë kërkesë e re për bileta, duke kërkuar mirëkuptimin e tifozëve për shkak të interesimit shumë të madh për këtë përballje.

Postimi pa ndërhyrje i Dardanëve
“SOLD-OUT” për sfidën ndaj Sllovakisë
Të dashur tifozë,
Nuk ka më bileta për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Si tifogrup veçse kemi marrë listën e emrave të atyre që kanë rezervuar biletë për sfidën historike të 26 marsit nga ato sa na janë garantuar sipas rregullave për tribunat mysafire. Andaj, kërkojmë mirëkuptim për faktin se nga SOT E TUTJE nuk mund të shqyrtojmë asnjë kërkesë për biletë.
Gjithsesi, duhet thënë që abonimet vjetore vazhdojnë, andaj për të përfituar nga duelet e ardhshme të kombëtares, vijoni me regjistrimet.
Dardanët
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...