Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se përmbysja e regjimit në Iran është në duart e popullit iranian.
Netanyahu theksoi gjithashtu se gjithçka varet prej tyre dhe se Izraeli dhe SHBA do të vijojnë që ta godasin Teheranin.
“Dëshira jonë është ta udhëheqim popullin iranian që të heqë dorë nga zgjedha e tiranisë. Në fund të fundit, kjo varet prej tyre. Por nuk ka dyshim se nëpërmjet veprimeve tona deri më tani, ne po i godasim ata, dhe do të vazhdojmë t’i godasim. Nëse ia dalim mbanë së bashku me popullin iranian, do të sjellim ndryshim”, theksoi Netanyahu.
Ai theksoi se tashmë ka një “ndryshim të madh” në pozicionin e Izraelit në botë.
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...