Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, duke e vënë theksin te rëndësia e sigurisë kombëtare dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mes dy shteteve. Nga Prishtina, kryediplomatja shqiptare rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Tiranës për misionin e NATO-s, duke theksuar se stabiliteti i Kosovës është çelësi për paqen në të gjithë Ballkanin.
Në fokus të agjendës së sigurisë ishte takimi me Komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş. Gjatë kësaj ndalese, Ministrja Spiropali shfrytëzoi rastin të takonte nga afër edhe efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët shërbejnë atje.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ajo shprehu mirënjohjen për sakrificën dhe detyrën që ata kryejnë në terren.
“Falënderova trupat tona për profesionalizmin e lartë të treguar. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mbështetur plotësisht misionin e KFOR-it në garantimin e sigurisë së Kosovës, e cila është thelbësore në sigurinë e stabilitetin e rajonit dhe më gjerë,”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.





Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...