Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e projekteve strategjike infrastrukturore, në veçanti hekurudha Gjakovë–Shkodër, e cila do të jetë prioritet i këtij mandati, me synimin që punimet për ndërtimin e saj të nisin sa më parë. Ky projekt u vlerësua si një investim me rëndësi të madhe ekonomike dhe rajonale, që do të forcojë lidhjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të rrisë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të të dy vendeve, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Po ashtu, u theksua nevoja për vazhdimin e mbledhjeve të përbashkëta ndërqeveritare (G2G), me synimin që një e tillë të organizohet gjatë vitit 2026. Në takim u diskutua edhe për koordinimin e politikës së jashtme dhe mbështetjen e ndërsjellë në organizata dhe forume ndërkombëtare, si dhe për forcimin e bashkëpunimit lidhur me diasporën shqiptare, veçanërisht në promovimin e gjuhës dhe kulturës tek gjeneratat e reja.
Gjithashtu, bëhet e ditur se të dy palët u dakorduan se diaspora mbetet një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, diplomatik dhe kulturor të të dy shteteve dhe kërkon angazhim të përbashkët dhe strategji të koordinuar.

Edhe Bekim Jashari mohon se mund të jetë kandidat për Presid...
Atalanta përmbys Dortmundin, kalon në 1/8 e finales
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...