Donald Trump ka sugjeruar se lufta në Iran mund të jetë afër përfundimit të saj.
Në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan CBS News, Trump tha:“Mendoj se lufta është pothuajse e plotë. Ata nuk kanë marinë, nuk kanë komunikime, nuk kanë forcë ajrore.”
“SHBA-të janë “shumë larg” afatit fillestar prej katër deri në pesë javësh të caktuar për konfliktin”, tha ai.
Trump i tha medias se nuk kishte “asnjë mesazh” për udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili u njoftua dje, por se ka dikë në mendje për ta zëvendësuar atë.
Raporti vjen pasi Kremlini tha se presidenti amerikan kishte telefonuar Vladimir Putinin për të diskutuar luftën e Iranit.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...