Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po merr pjesë në takimin e Forumi të Salzburgut ku po diskutohet për bashkëpunimin rajonal në fushën e menaxhimit të migracionit dhe sigurisë kufitare.
Gjatë fjalës së tij, ministri Sveçla mirëpriti lansimin e Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), duke e cilësuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të kufijve të jashtëm të zonës Schengen. Ai theksoi se Kosova është e interesuar të përfitojë nga sisteme të tilla për të rritur sigurinë kufitare dhe për të përmirësuar menaxhimin e migracionit.
Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e informimit të qytetarëve të Kosovës për rregullat e udhëtimit dhe qëndrimit në zonën Schengen, por dhe rregullat në Kosovë që janë në përputhje me direktivat e BE-së, përmes fushatave informuese dhe platformave online të dedikuara.
Në kuadër të diskutimit për bashkëpunimin me Frontex në Ballkanin Perëndimor, ministri Sveçla vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Frontex, duke theksuar angazhimin e përbashkët me Policinë e Kosovës në disa pika kufitare dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me partnerët evropianë ai dhe avancimin e bashkëpunimin me EUROPOL-in për të kontribuar si partner i besueshëm në sigurinë rajonale dhe më gjerë./Arbresh.info




Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë