Pakënaqësitë brenda partisë Guxo kanë çuar në dorëheqjen e një anëtari të Kryesisë së saj.
Kujtim Hajdaj ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga partia dhe të pezullojë për një kohë të pacaktuar aktivitetin e tij politik, duke qenë se kishte dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmanit.
Ai ka shërbyer gjithashtu si koordinator i Guxo jashtë Kosovës.
Në postimin e tij, Hajdaj ka theksuar se vendimi lidhet me disa rrethana të krijuara në raport me udhëheqjen e partisë, të cilat nuk i ka komentuar publikisht.
Ai shtoi se gjatë rrugëtimit të tij politik ka bashkëpunuar me shumë njerëz të mirë dhe patriotë, duke ruajtur kujtime pozitive për këtë periudhë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë